Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka njoftuar se transporti publik do të ndërpritet në orën 20:00.
Ai përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka thënë se ky vendim vlen deri në marrjen e masave tjera.
Ndërkohë Ahmeti ka njoftuar se do të ketë dezinfektues edhe në autobusë, derisa ata do të funksionojnë.
Njoftimi i plotë:
“Ju njoftojmë se nga data 22.03.2020 (e dielë) do të reduktohet orari i qarkullimit të autobusëve në mbrëmje. Deri në orën 20:00 do të qarkullojnë autobusët e NPK Tafikut Urban! Sipas vendimeve nga Komuna e Prishtinës, do t’ju informojmë përsëri në ditët e ardhshme”, thuhet në njoftimin në Facebook./GazetaSinjali/