Pak më parë Gazeta Sinjali raportoi se asamblistët e Vetëvendosjes në Kuvendin Komunal të Prishtinës kanë dërguar një kërkesë në Polici që të iniciohen hetimet në lidhje me një aktivitet ekonomik të zhvilluar nga kjo komunë në muajt e fundit të vitit 2021.
Mirëpo, nuk kanë vonuar shumë nga Komuna dhe i janë përgjigjur akuzave të VV-së.
Komuna e Prishtinës ka thënë se vendimi ka qenë i administratës së kaluar.
“Ju njoftojmë se, nga mediat kuptuam që Lëvizja Vetëvendosje ka kërkuar nga Policia e Kosovës hetim të Komunës së Prishtinës, për siç thuhet në njoftim, një aktivitet të dyshimtë ekonomik, që përfshin edhe keqpërdorimin e parasë publike, gjegjësisht, për licencimin e operatorëve ekonomik për organizimin e transportit taxi të udhëtarëve me vetura elektrike. Meqenëse, Vendimi në fjalë është marr pak para ardhjes së administrates së re qeverisëse, qeverisja e re lokale menjëherë ka kërkuar auditim të jashtëzakonshëm lidhur me rastin në fjalë është në pritje të rezultateve të auditimit, dhe sa i përket organeve të hetuesisë, jemi të hapur ndaj çdo kërkese që organet e rendit mund të kenë”, thuhet në njoftimin e Komunës.