Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka njoftuar se në muajin dhjetor do të ndajë nga 80 euro për secilin person në asistencë sociale, dhe secilin person me aftësi të kufizuar në komunën e Prishtinës, shkruan Gazeta Sinjali.
Ahmeti përmes një postimi në Facebook ka shkruar se ky subvencionim vjen me propozim të Drejtorisë së Mirëqenies Sociale
Ky është njoftimi i tij i plotë në Facebook:
Kategoritë e radhës për ndihma:
Me propozim të Drejtorisë së Mirëqenies Sociale, Komuna e Prishtinës do të ndajë nga një subvencion prej 80 Euro për secilin person në asistencë sociale, në dy kategoritë e varfërisë si dhe subvencion prej 80 euro për secilin person me aftësi të kufizuar në komunën tonë. Pagesat do të bëhen në dhjetor!