image Komuna e Prishtinës së shpejti me rregullore për vozitësit e trotineteve

Sociale

Komuna e Prishtinës së shpejti me rregullore për vozitësit e trotineteve

news image

Nënkryetari i komunës së Prishtinës Alban Zogaj ka paralajmëruar disa rregullore për vozitësit e trotineteve.

Ai ka njoftuar se së shpejti del me një diskutim publik për rregulloren E-Scooters.

“Disa nga rregullat që pritet të vendosen janë: me dy ose më shumë rrota të drejtuara me timon mekanik, sisteme të frenimit, sinjalistikë, bori dhe që vihen në lëvizje nga një motor elektrik i nënshtrohen rregullave të trafikut dhe kushteve të përcaktuara sipas Ligjit për automjete të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e nënkryetarit të komunës.

Ndër të tjera, Zogaj njofton se fuqia maksimale duhet të jetë 500W, shpejtësia maksimale 25km/h, mosha minimale për ngasje 15+, derisa njofton se ndalohet ngasja në pjesë të gjelbëruar.

/GazetaSinjali/