image Emërohet nënkryetari i ri i Komunës së Ferizajt

Politikë

Emërohet nënkryetari i ri i Komunës së Ferizajt

news image

Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, ka emëruar Arton Gavazin në pozitën e nënkryetarit të Ferizajt, shkruan Gazeta Sinjali.

Lajmi u bë i ditur nga faqja zyrtare e Komunës së Ferizajt në Facebook, përmes një njoftimi në të cilin thuhet se Gavazi mbante pozitën e drejtorit të Administratës së Përgjithshme.

“Është Arton Gavazi, Nënkryetar i ri i Komunës, master i shkencave juridike, kuadër profesional i dëshmuar që nga sot do të kryej detyrat e ushtroj kompetencat e Nënkryetarit të Komunës së Ferizajt. Nënkryetari Gavazi, mbante pozitën e drejtorit të Drejtorisë së Administratës së Përgjithshme”, thuhet në njoftimin e komunës.

Emërimi i Gavazit në pozitën e të dytit të Ferizajt u bë pasi Naim Ferati kishte dhënë dorëheqja nga kjo pozitë më 3 qershor të këtij viti, me qëllim të përkushtimit në avancimin profesional /Gazeta Sinjali/

https://www.facebook.com/KomunaFerizajt/posts/3147863715259442?__xts__[0]=68.ARDN7_eelTZjQD2MXUW8iy3hMdfnp8ZqhYaDvRjq6WaU6fgLTJxPT9YN5gzB3oxzr_x5mnI6KehjNa7Yjwsz_jlq9lveJsZg3b6i72EngweR2QYMRpFaT8DcoB7mqWsgoUwIrWxVOXt6wDWhkwBjGKA9HQEhGPcTIYrcHf5A3dcxSHSSgHNAGyNWxBH-fsAmg70MMyQerEU3g09a7c10r-ix0pt8szJwNWYbdS0R65X1IRFmV9FlX7OBO80tL3N8LhbHWZ3_UmUhmWACC5C-4CBlvZYkS8yJ7UTPUKFDReDbphro_8ao1e_Hcw-UHzcKixWpwyKmgbg6fuVOotkKcDq82w&__tn__=-R