image Pasi prishi koalicionin me LDK-në, Haskuka emëron nënkryetarin e ri

Politikë

Pasi prishi koalicionin me LDK-në, Haskuka emëron nënkryetarin e ri

news image

Kryetari i Komunës së Prizrenit ka emëruar nënkryetarin e ri, disa ditë pas prishjes së koalicionit mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës në Prizren, shkruan Gazeta Sinjali.

Në pozitën e nënkryetarit të Komunës së Prizrenit, Haskuka ka emëruar ish-drejtorin e Shëndetësisë në këtë komunë, Visa Shehun.

Lajmi e ka bërë të ditur vetë Shehu, përmes një postimi në Facebook.

“Kam qenë i emëruar dhe jam mirënjohës për besimin e ofruar nga kryetari Haskuka dhe nga Lëvizja Vetëvendosje! në drejtorinë e Shëndetësisë në Komunën e Prizrenit…Besimin e dhënë në pozitën e re, atë të nënkryetarit të Komunës, do mundohem t’a bëj me përgjegjësi dhe me dinjitet ashtu sikundër e meriton Prizreni”, ka shkruar Shehu.

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka që vjen nga Lëvizja Vetëvendosje, të premten e kaluar ka shkarkuar 4 zyrtarët e lartë komunalë që kanë përfaqësuar LDK-në në ekzekutivin lokal./Gazeta Sinjali/

https://www.facebook.com/visar.shehu.7/posts/3519169871445304?__xts__[0]=68.ARBBEdgCvTbaza6XuRje0Sl4aimLQuSe_OGzQp0ArlTFqG_nokzYqhVfFIQuGYOxQ7EJxbv7psYXm0JL17qSN0LZdRlWe-BRZMD_PS83Z0eDnDp8bCDC8GCXbkWGik1d2xk-9mbiQPMsvJuqa6sGXpMk3LqhryLBXBTlKHZwwcSj2udJcNpuXzUJnO-MjTifVORox0Mq0AI2Dsq7Hh67O7NoLqHt3cB3GtgnM7k2UEAdAuij_sz2yFF3V55j7m8qFhSMtZGGdP3CtmCP1IQMGxcNas7JHA&__tn__=-R