Nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha, ka pritur sot në një takim pune kryetarin e degës së Bashkësisë Islame në këtë komunë, mulla Sead Paçarizi, me të cilin kanë biseduar për veprimet që duhet të bëhen para dhe pas hapjes së xhamive, që pritet të bëhet nesër.
Në njoftimin për media thuhet se, Berisha e Paçarizi kanë thënë se zbatimi i masave nga rekomandimet e institucioneve shëndetësore është i domosdoshëm nga ana e xhematit nëpër xhami, duke filluar me mbajtjen e distancës dhe të gjitha masat tjera të rekomanduara.
Të dytë deklaruan se qytetarët duhet patjetër t’i zbatojnë masat mbrojtëse me qëllim të parandalimit të përhapjes eventuale të COVID-19, pasi ende jemi në situatë pandemike dhe kujdesi duhet të vazhdojë.
“Ashtu sikur kemi të drejtë t’i kryejmë ritet fetare në xhami, ashtu duhet edhe të mbrojmë shëndetin e qytetarëve”, thuhet në komunikatën për media të kësaj komune./GazetaSinjali/