Përderisa në votat e përgjithshme LDK mbetet shumë afër Lëvizjes Vetëvendosjes, në Gjakovë LDK është duke humbur thellë ndaj VV-së.
Atje ku janë numëruar 61.97% të numëruara, LVV është në pozitën e parë me 34%.
Në vendin e dytë është koalicioni AAK-PSD me 33%, ndërsa në vendin e tretë është LDK e cila ka fituar 17% të votave të numëruara deri më tani. Në vendin e katërt është PDK me 8% të votave./Gazeta Sinjali/