image Kompania sllovene anulon fluturimet që kishte planifikuar t’i bënte në Prishtinë dhe Tiranë

Kosovë

Financa/ Kompania sllovene anulon fluturimet që kishte planifikuar t’i bënte në Prishtinë dhe Tiranë

news image

Kompania sllovene e linjave ajrore “Adria Airways”, ka anuluar të gjitha fluturimet e parapara për ditën e sotme dhe të nesërmen.

Vendimi për anulimin e të gjitha fluturimeve brenda dy ditëve ka ardhur për shkak të problemeve financiare të kompanisë. Të gjitha fluturimet nga Lubjana, Prishtina dhe Tirana janë anuluar, shkruan rtbf.be, transmeton Gazeta Sinjali.

“Kompania është duke punuar pandërprerë për të zgjidhur problemin me investitorë të mundshëm”, thuhet ndër të tjera në një komunikatë për media.

Kjo linjë ajrore slloven ekziston që nga viti 2004 dhe ka të punësuar rreth 500 persona./Gazeta Sinjali/