“Lufthansa” po humb aktualisht një milionë euro në orë për shkak të koronavirusit të ri dhe do të ketë nevojë për mbështetje publike, deklaroi kreu i grupit, Carsten Spohr në një mesazh për punonjësit.
“Ne nuk mund ta kalojmë këtë krizë në rritje pa mbështetjen e shtetit”, theksoi Spohr në këtë video.
“Ne humbim çdo orë rreth një milionë euro nga likuiditetet tona”, theksoi ai.