image Kompania 'LG' prodhon maskë me bateri

Teknologji

Kompania ‘LG’ prodhon maskë me bateri

news image

Një nga kompanitë e mëdha të teknologjisë , LG, ka prodhuar një maskë me bateri.

“LG PuriCare Wearable Air Purifier” është një maskë me bateri të cilën kompania thotë se do të furnizojë me ajër të pastër.

Maska me të vërtetë është një pastrues i vogël i ajrit dhe përmban një filtër HEPA.

Filtrat duhet të sinkronizohen automatikisht me frymëmarrjen tuaj, ata shpejtohen kur thithni dhe ngadalësohen kur nxjerrni frymën, gjë që LG thotë se do të bëjë frymëmarrjen tuaj pa mundim.

LG thotë se bateria e saj 820mAh është e vlefshme për tetë orë punë.

Gjithashtu nuk dihet ende për çmimin e maskës nga LG. /Gazeta Sinjali/