image Kompania e mbeturinave "Uniteti" del kundër vendimit të qeverisë për pezullim të pagesave

Kosovë

Shkrim/ Kompania e mbeturinave “Uniteti” del kundër vendimit të qeverisë për pezullim të pagesave

news image

Drejtori i kompansë së mbeturinave “Uniteti” në Mitrovicë, Gazmend Morina është shprehur kundër vendimit të Qeverisë së Kosovës për shtyerjen/pezullimin e pagesës së shërbimit për menaxhimin e mbeturinave.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Morina thotë se ky vendim është i gabuar dhe duhet të shfuqizohet, pasi sipas tij kompanitë publike për menaxhimin mbeturina funksionojnë me vetfinancim.

“Vendimi i Qeverisë së Kosovës për shtyerjen/pezullimin e pageses së shërbimit për menaxhimin e mbeturinave është i gabuar dhe duhet të shfuqizohet, ose në të kunderten duhet të plotësohet. Sepse kompanitë publike për menaxhimin e mbeturinave funksionojnë me vetfinancim dhe mospagesa me kohë e këtij shërbimi pamundëson dhënien e rrogave për muajin mars dhe rrjedhimisht në fillim te prillit mund të bllokohet puna”, ka shkruar Morina.

Ai po ashtu tha se këto pagesa duhet t’i subvencionoj nga buxheti i konsoliduar I Republikës së Kosovës, pasi sipas tij, rrezikohet veprimtaria e kompanive./Gazeta Sinjali/