image Reagon edhe Dua Lipa, kërkon mbrojtje për vajzat dhe gratë

Bota e Yjeve

Reagon edhe Dua Lipa, kërkon mbrojtje për vajzat dhe gratë

news image

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa, iu është bashkuar figurave të shumta publike, që kanë reaguar pas rastit tronditës të dhunimit të një 11-vjeçareje nga pesë persona në Prishtinë.

Lipa, ka bërë një postim në InstaStory duke publikuar një fotografi nga protesta me pankartat që jepnin mesazhe kundër abuzimeve seksuale.

Ngjarja e rëndë e ndodhur me 28 gusht ka tronditur opinionin publik, të cilët kanë shprehur indinjatën e tyre me protesta edhe në kryeqytetin e Kosovës edhe në atë të Shqipërisë.

Ndërkohë, të famshmit shqiptarë që ndërtojnë karrierë jashtë vendit të tyre, po ashtu kanë dalë në mbrojtje të vajzave dhe grave.

Kjo është fotoja e shpërndarë në story-n e Dua Lipës.

/GazetaSinjali/