image Edi Rama: Këshilli i Evropës humbi busullën kur shtyu përpara raportin e njeriut të Putinit për UÇK-në

Politikë

Edi Rama: Këshilli i Evropës humbi busullën kur shtyu përpara raportin e njeriut të Putinit për UÇK-në

news image

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama gjatë fjalimit të tij në Këshillin e Evropës, po deklarohet kundër raportit të Dick Martyt.

Rama ka thënë se si është e mundur që në një vend pa rrymë e ujë, të kryhen trafikim organesh, siç pretendon raporti për Shtëpinë e Verdhë.

“Raporti përqendrohet dhe dëgjoni këtë: tek një vend specifik mjekësor Shtëpia e Verdhë ku ishin përqendruar sipas pretendimeve, operacionet. Kjo shtëpi që nuk është aspak e verdhë. Nuk është klinikë. Është një ndërtesë guri e zhveshur e një familjeje të varfër shqiptare. Mund të shkoni ta vizitoni. Është një prej të shumtave në këto zona që janë të njëjta. Vetë fshati që ndodhet një zonë të largët në veri të Shqipërisë, që aso kohe ishte e izoluar nga furnizimi me energji e ujë të pijshëm. Nuk është vendi idela për heqjen e organeve. Fshatarët u pyetën e u përgjigjën që kurrë asnjëherë, jo vetëm që nuk kishin parë, as dëgjuar për gjëra të tilla. Por edhe fantazitë që u paraqitën këtu përpara të gjithëve Asamblesë Parlamentare, morën një përgjigje”, tha kreu shqiptar.

Sipas Ramës, ushtarët e UÇK-së sakrifikuan jetën e tyre, etiketohen si anëtarë të grupit mafioz për trafikim të organeve.

Rama u ka rikujtuar përfaqësuesve të shteteve anëtare të Këshillit të Evropës atë se çfarë po bën Rusia sot kundër Ukrainës dhe teksa ka thënë këtë ka përmendur faktin se si Këshilli i Evropës kishte shtyre përpara një mocion të hartuar nga anëtari i partisë së Vladimir Putinit kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Të rinjtë që sakrifikuan jetën e tyre, etiketohen si anëtarë të një grupi mafioz. Nuk është për të qeshur që shqiptarët etiketohen si njerëz inferior. Nuk është për të qeshur që vetë raporti pranon se në momente thelbësore, hetuesit nuk kishin kontakt me burimet e veta. Kanë bërë thashetheme. Nuk është për të qeshur që ai pranon në shënime të fundit, ka shënime në fund të faqes që do të kishin bërë xheloz edhe Franc Kafkën e Dostojevksin”, deklaroi Edi Rama.

“Evropa humbi busullën, pikërisht në këtë ndërtesë. Të njëjtat institucione që sollën fundin e luftës në Jugosllavi dhe që i dhanë Kosovës të drejtën e pavarësisë dhe lirisë, minuan veprime dhe parimet e tyre. Ata jo vetëm përfunduan duke vënë në pikëpyetje integritetin dhe luftën për liri të Kosovës, por përmes veprimeve të tyre preso pozuan e hamendësuan se kurrë skishin pasur një të tillë. Do t’iu kursejë spekulimet pa interes. Këtu janë faktet. Në vetëm një dekadë pas ndërhyrjes së NATO-s, Carla Del Ponte botoi një libër kujtimesh të titulluar “Zonja Prokurore”.

/GazetaSinjali/