image OKB miraton rezolutën për Ukrainën, Rusia dhe 4 shtete të tjera kundër, Kina abstenoi

Botë

OKB miraton rezolutën për Ukrainën, Rusia dhe 4 shtete të tjera kundër, Kina abstenoi

news image

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara ka miratuar me 143 vota pro rezolutën e titulluar “Integriteti territorial i Ukrainës: mbrojtja e parimeve të Kartës së Kombeve të Bashkuara”, e cila dënon pseudo-referendumet ruse të mbajtura në territoret e okupuara të Ukrainës.

Kundër rezolutës votuan kundër 5 shtete të cilat janë Rusia, Bjellorusia, Koreja e Veriut, Nikaragua dhe Siria.

Ndërkohë që 35 shtete të tjera abstenuan, mes tyre edhe Kina e cila nuk besonte se rezoluta ishte e rëndësishme.

Bashkë sponsorët e rezolutës ishin rreth 70 vende, duke përfshirë Ukrainën, të gjitha vendet e BE-së, Australinë, Gjeorgjinë, Republikën e Koresë, Moldavinë, Malin e Zi, Kamboxhia, Mbretërinë e Bashkuar, Myanmar, një numër vendesh në Amerikën Latine dhe rajonin e Paqësorit.

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së hodhi poshtë të hënën thirrjen e Rusisë për të mbajtur një votim të fshehtë mbi një projekt-rezolutë që dënon “të ashtuquajturin referendum të paligjshëm” të Rusisë dhe “përpjekjen për aneksimin e paligjshëm” të katër rajoneve pjesërisht të pushtuara në Ukrainë.

/GazetaSinjali/