image Kompania britanike kërkon rreth 200 milionë euro dëmshpërblim nga Kosova për minierën e Malishevës

Drejtësi

Kompania britanike kërkon rreth 200 milionë euro dëmshpërblim nga Kosova për minierën e Malishevës

news image

Kompania britanike ‘Fox Marble’ për mermer po kërkon 195 milionë euro nga Kosova lidhur me të drejtat për minierën e Malishevës. Madje, kjo kompani po kërkon mbështetjen e qeverisë britanike për këtë kontest.

Kompania ka ngritur procedura arbitrazhi në Komisionin e OKB-së për Tregti Ndërkombëtare kundër Republikës së Kosovës, nën pretendimin se shteti nuk ka arritur t’ia mbrojë të drejtat, raporton “The Telegraph“, transmeton Gazeta Sinjali.

Përmes dokumenteve të paraqitura në OKB, “Fox Marble” pretendon se dy vjet më parë, nënshkroi një marrëveshje me kompanitë vendase “Green Power” dhe “Scope”, që do i jepte kompanisë britanike mundësi për kontrolluar minierën, duke ia dorëzuar aksionet firmës.

Fox pretendon se marrëveshja hapi rrugën për një plan zgjerimi prej 100 milion eurosh, që do të ndihmonte prezencën e një prej kompanive më të mëdha private në Kosovë, në krijimin e vendeve të punës.

Sidoqoftë, dokumentet e arbitrazhit pretendojnë se përpara se drejtorët e Fox-it të arrinin transferimin e aksioneve, pronarët e “Green Power” dhe “Scope”, përmes avokatëve të tyre, sfiduan vlefshmërinë e marrëveshjes, duke thënë se marrëveshja ishte anuluar.

Kur Fox u përpoq të regjistronte pronësinë e “Green Power” dhe “Scope” me departamentin e regjistrimit të biznesit ARBK të Kosovës, aplikimi u refuzua.

Komisioni i Pavarur për Miniera dhe Minerale gjithashtu tërhoqi licencën e ndërmarrjes.

Në dokumentin e dërguar në arbitrazh, tutje thuhet se kjo nënkuptonte “humbje të konsiderueshme financiare. Ata gjithashtu humbën një mbështetës të madh financiar nga SHBA që do të kishte ndihmuar në financimin e 40 guroreve dhe fabrikave në Kosovë”.

Zyrtarë brenda Qeverisë së Kosovës i kanë thënë mediumit britanik se nëse Fox e fiton rastin në arbitrazh, kërcënohet stabilitetin e ekonomisë së shtetit tonë.

Mediumi britanik ka kontaktuar një zëdhënës nga Qeveria Kurti, i cili barti fajin te qeveritë e tjera.

“Akuzat e bëra nga kompania kanë të bëjnë me qeveritë e mëparshme. Kjo është një qeveri e re me përparësi të politikave që përfshijnë forcimin e shtetit ligjor dhe tërheqjen e investimeve të huaja”, citohet të ketë thënë ai./Gazeta Sinjali/