image Komiteti Teknik i Ekspertëve në Shqipëri merr masa të reja anti-COVID

Shqipëri

Komiteti Teknik i Ekspertëve në Shqipëri merr masa të reja anti-COVID

news image

Komiteti Teknik i Ekspertëve në Shqipëri, me qëllim të parandalimit të përhapjes së koronavirusit ka ndërmarrë sot disa masa të reja, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas këtyre masave, ndalohet grumbullimet me më shumë se 10 persona në vende të hapura dhe të mbyllura, ndalohen mbledhjet partiake, tubimet, konferencat, ceremonitë fetare, si dhe disa organizime të tjera.

“Në mbledhjen e fundit, Komitetin Teknik i Ekspertëve, pasi kemi analizuar situatën dhe risqet, ecurinë e epidemisë në vend dhe përgjigjen e qytetarëve ndaj masave të ndërmarra, kemi vendosur: Të ndalohen grumbullimet me më shumë se 10 persona në vende të hapura dhe të mbyllura.

Të ndalohen mbledhjet partiake dhe tubimet. Konferencat, ceremonitë e festave, ceremonitë martesore dhe organizimet përtej familjare të ceremonive mortore, deri në një urdhër të dytë”, deklaroi drejtuesja e ISHP-së.

Drejtoresha e ISHP-së, Albana Fico, tha se opsioni i mbylljes së vendit si Italia dhe Greqia është versioni i fundit sipas skenarëve të tyre.

“Të jemi të qartë që kjo është një situatë që vlerësohet në dinamikën e vet. Opsioni i mbylljes së Shqipërisë do të ishte versioni i fundit sipas skenarëve, por të mos harrojmë diçka. Sa i përket ecurisë së indikatorëve që masin situatën, ne jemi akoma ku ndërhyrjet e bëra na lejojnë që të vijojmë duke monitoruar javë pas jave”, tha Fico./Gazeta Sinjali/