image Komiteti për Punë të Jashtme i Senatit amerikan: Shqiptarët edhe një herë i treguan botës çfarë do të thotë “Besa”

Botë

Komiteti për Punë të Jashtme i Senatit amerikan: Shqiptarët edhe një herë i treguan botës çfarë do të thotë “Besa”

news image

Senatori amerikan në Komitetin e Senatit për Marrëdhënie me Jashtë, Bob Menendez, ka falënderuar Shqipërinë për gatishmërinë e ofrimit në strehimin e afganëve, transmeton Gazeta Sinjali.

Ai ka thënë se shqiptarët i treguan edhe një herë botës se çka do të thotë “Besa”

“Mirëpres vendimin e qeverisë shqiptare për strehimin e përkohshëm atyre [afganëve] që po ikin nga sulmet e talebanëve në Afganistan. Shqiptarët i tregojnë botës edhe njëherë se çfarë do të thotë “BESA”. Do e keni respektin dhe falënderimet tona”, ka shkruar ai në Twitter.

Qeveria shqiptare përgjatë së dielës, ka shprehur gatishmërinë e strehimit të afganëve, të cilët po largohen nga terroristët në Afganistan.

Një gatishmëri të tillë e ka shprehur edhe qeveria kosovare, teksa ka bërë me dije se strehimi i afganëve iu është parashtruar si kërkesë nga SHBA-të. /Gazeta Sinjali/