Komisioni i Garave i Superligës dhe Ligës së Parë, në mbledhjen e mbajtur me datë 29.04.2021, ka diskutuar për regjistrimin e ndeshjeve të xhiros së 31-të të Superligës së Kosovës në futboll për edicionin 2020/2021, shkruan Gazeta Sinjali.
Në mbledhje u diskutua edhe rasti i ndodhur pas përfundimit të ndeshjes Feronikeli – Arbëria, ku shefi i sigurimit të klubit të Feronikelit ia ndërpreu prononcimin Klodian Duros.
Komisioni i Garave mori këtë vendim:
Inicim Disiplinor ndaj FC Feronikeli; motivi: Lëshim në organizimin e ndeshjes. Pas përfundimit të ndeshjes Feronikeli – Arbëria, gjatë prononcimit për media të kryetrajnerit të FC Feronikeli, Klodian Duro, i ndërhyn një person i paautorizuar në transmetim të drejtpërdrejt dhe e ofendon të njëjtin. /Gazeta Sinjali Sporti/