image Komisioni Hetimor mban sot mbledhjen e parë për shkarkimin e presidentit të Shqipërisë, Ilir Meta

Shqipëri

Komisioni Hetimor mban sot mbledhjen e parë për shkarkimin e presidentit të Shqipërisë, Ilir Meta

news image

Komisioni Hetimor që do ta hetojë shkeljen kushtetuese të kryer nga presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, do të zhvillojë mbledhjen e parë sot orën 11:00, shkruan Gazeta Sinjali.

Mbledhja do të mbahet në ambientet e Kryesisë së Kuvendit nën drejtimin e Alket Hysenit dhe nënkryetarit Myslim Murrizi.

Ky është komisioni i dytë hetimor që ngrihet për hetimet e shkeljeve kushtetuese për Ilir Metën brenda 2 viteve, ku shumica kërkon shkarkimin e tij nga detyra.

Anëtarët e Komisionit Hetimor janë Alket Hyseni, Myslym Murrizi, Klotilda Bushka, Vasilika Hysi, Elena Xhina, Spartak Braho, Halil Jakimi, Nikolin Staka, Arlind Çarçani, Ermonela Felaj, Xhemal Qefalia dhe Eugen Bojaxhi.

Ky komision është miratuar dje nga Kuvendi I Shqipërisë me 97 vota pro dhe 6 kundër./Gazeta Sinjali/