image Komisioni Evropian propozon që vendet e BE-së t'i hapin kufijtë edhe për qytetarët e Kosovës

Politikë

Komisioni Evropian propozon që vendet e BE-së t’i hapin kufijtë edhe për qytetarët e Kosovës

news image

Bashkimi Evropian gradualisht duhet t’i rihapë kufijtë për udhëtarët jashtë Bashkimit Evropian nga korriku dhe ta hartojë një listë të vendeve jashtë bllokut për të cilat kufizimet mund të hiqen, deklaroi të enjten Komisioni Evropian.

Ekzekutivi i BE-së tha se lista e vendeve duhet të bazohet në tri kritere: vendet duhet ta kenë COVID-19 nën kontroll të paktën aq sa mesatarja e BE-së, të kenë masa mborjtëse gjatë udhëtimit dhe gjithashtu të jenë të gatshëm t’i lejojnë vizitorët në BE.

Komisionerja i BE-së për Çështjet e Brendshme, Ylva Johansson tha se vendimet për kufijtë duhet t’i merrnin vendet individualisht, por ajo shpreson që Komisioni të mund ta ndihmojë në sigurimin e një qasje të koordinuar, diçka që ajo beson se e dëshirojnë edhe vetë vendet anëtare.

Komisioni propozoi lejimin e hyrjes nga fillimi për udhëtarët nga vendet e Ballkanit Perëndimor si Shqipëria, Bosnje-Hercegovina, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut e Serbia, transmeton Gazeta Sinjali.

Johansson nuk pranoi ta përmend ndonjë vend tjetër.

“Kjo duhet të bëhet hap pas hapi. Kështu që unë mendoj se kjo listë do të rritet, mbase jo nga dita në ditë por të paktën mbase nga java në javë”, tha ajo në një konferencë për media.

Sipas propozimit të Komisionit, udhëtarët do të lejohen të shkojnë lirshëm në vendbanimin e tyre dhe ata nuk do të duhet të shkojnë në karantinë pas mbërritjes.

Johansson rekomandoi gjithashtu të enjten që vendet e zonës Shengen, të cilat normalisht nuk kanë kontrolle kufitare, të vendosin kontrolle për të kontrolluar udhëtarët për shkak të parandalimit të koronavirusit deri më 15 qershor.

Megjithatë, disa vende si Portugalia dhe Spanja kanë treguar se nuk do ta bëjnë këtë deri të hënën.

Ekzekutivi i BE-së gjithashtu propozoi që ndalimi për vizitorët jothelbësorë nga jashtë zonës të zgjatet deri më 30 qershor. /Gazeta Sinjali/