image Komisioni Europian-kryeministrit Rama: Protestat e qytetarëve kundër rritjes së çmimeve janë legjitime

Shqipëri

Komisioni Europian-kryeministrit Rama: Protestat e qytetarëve kundër rritjes së çmimeve janë legjitime

news image

Komisioni Evropian ka thënë se qytetarët shqiptarë kanë shqetësime legjitime për rritjen e çmimeve.

Kjo deklaratë e Komisionit vjen pas pyetjeve të dërguara nga Exit, një ditë përpara se kryediplomati i BE-së të vizitonte Tiranën.

Ndërsa një zyrtar i Brukselit po ashtu kishte thënë se protestat i shërbenin Rusisë dhe Kremlinit dhe kishte pyetur se kush i organizonte ato.

Kujtojmë se me kërkesën për lehtësime të ndryshme fiskale, shqiptarët kanë më shumë se një javë që protestojnë për rritjen e çmimeve të karburanteve, energjisë dhe ushqimeve. Qeveria ka marrë disa masa, por ka thënë vazhdimisht se protestuesit janë të turpshëm dhe po forcojnë Kremlinin.

Tuje Komisioni ka thënë se “Qytetarët në Shqipëri, si dhe në pjesën tjetër të Ballkanit Perëndimor dhe më gjerë, kanë shqetësime legjitime për rritjen e çmimeve të karburanteve dhe ushqimeve”.

“BE kujton se respektimi i standardeve evropiane për lirinë e grumbullimit paqësor dhe për mbrojtjen dhe përfshirjen e grupeve të cenueshme, janë kërkesat kyçe të anëtarësimit që monitorohen nga afër. Të gjithë aktorët e përfshirë duhet të ushtrojnë qetësinë dhe përmbajtjen maksimale”, shtoi Komisioni Evropian.

Komisioni po ashtu ka thënë se rritja e çmimeve është “rënduar në masë të madhe nga lufta e agresionit të nisur nga Rusia kundër Ukrainës”, dhe jo nga sanksionet e BE-së dhe përafrimi i Shqipërisë me to.

Komenti i fundit vjen pasi qindra persona u kapën nga Policia, mes tyre edhe oficerë të veshur civil. Disa gazetarë u sulmuan dhe njëri kërkoi trajtim spitalor pasi u shty dhe u godit me këmbë nga oficerët.

“Sanksionet e BE-së bëhen me kujdes dhe synojnë ata që janë përgjegjës për politikat ose veprimet që BE dëshiron të ndikojë, duke reduktuar sa më shumë që të jetë e mundur çdo pasojë të padëshiruar”, ka thënë ai.

Komisioni ka vënë në dukje gjithashtu ngritjen e një komiteti të posaçëm për të trajtuar ndikimin e luftës së Rusisë kundër Ukrainës në ekonominë shqiptare dhe bordit kombëtar për administrimin e karburanteve, si dhe monitorimin e vazhdueshëm të situatës nga Autoriteti i Konkurrencës së Shqipërisë.

“BE do të vazhdojë të mbështesë partnerët e saj të Ballkanit Perëndimor në zhvillimin ekonomik gjithëpërfshirës dhe të qëndrueshëm, në veçanti duke iu përgjigjur ndikimit social dhe ekonomik të luftës, goditjeve të mundshme në të ardhmen dhe për të lejuar rimëkëmbjen ekonomike”, përfundoi deklarata.

Protestuesit kanë thënë se do të protestojnë përsëri të shtunën në të gjithë vendin nëse nuk plotësohen kërkesat e tyre drejtuar kryeministrit.

/GazetaSinjali/