image Komisioneri i VV-së në QNR thotë se nipi i Fatmir Limajt e ofendoi në baza familjare

Kosovë

Zgjedhje/ Komisioneri i VV-së në QNR thotë se nipi i Fatmir Limajt e ofendoi në baza familjare

news image

Valon Hoti, komisioner i Lëvizjes Vetëvendosje në QNR, ka folur për përplasjet që ka pasur me Nismën Socialdemokrate. Ka akuzuar nipin e Fatmir Limajt se e ka ofenduar në baza familjare, por që sipas tij nuk ka pasur konfrontim fizik.

Ai përmes një postimi në Facebook, shkruan se “Lëvizja Vetëvendosje me vëzhguesit e saj nuk ka lejuar dhe nuk do të lejojë që vota dhe vullneti i qytetarëve të tjetërsohet”.

“Votën dhe vullnetin e shprehur me 6 tetor do ta ruajmë me çdo kusht. Ata që kanë vjedhur deri tash Kosovën me tenderë, me afera korruptive, me kilentelë tash po duan të ndërhyjnë në vota që po ju duhen për mbijetesë politike. Populli i ka ndëshkuar dhe kjo e vërtetë nuk mund të mohohet”, shkruan ai.

Hoti, shkruan se “në këtë lloj presioni u gjenda edhe unë si vëzhgues me ç’rast nipi i Fatmir Limajt filloi të më fyej në baza familjare, dhe unë i reagova, mirëpo aty nuk pati asnjë konfrontim fizik”.

“Tendenca për t’u viktimizuar vjen vetëm pasi po i njëjti po kërcënonte vëzhguesit e QNR-së. Ne jemi të vendosur të mbrojmë votën cilado qoftë ajo dhe ashtu do të vazhdojmë”, shkruan Hoti./Gazeta Sinjali/