Komisioneri i BE-së për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Verhelyi, gjatë vizitës në Kosovë është takuar edhe me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti.
Së bashku me Kurtin, në këtë takim kanë qenë edhe dy nënkryetarët e partisë, Glauk Konjufca dhe Besnik Bislimi.
Verhelyi, gjatë ditës ka takuar edhe kryeministrin Avdullah Hoti, kryeparlamentaren Vjosa Osmani, si dhe i është drejtuar me një fjalim deputetëve të Kuvendit. /Gazeta Sinjali/