Kombëtarja U17 e Kosovës në hendboll (femrat) ka luajtur të shtunën ndeshjen e parë në kampionatin evropian, Divizioni B.
Kombëtarja e Kosovës pësoi humbje nga Çekia me rezultat përfundimtar, 39:18, transmeton Sinjali.
Çekët edhe gjatë pjesës së parë ishin në epërsi ndaj Kosovës, 19:7.
Vajzat e kombëtares do të zhvillojnë ndeshjen e dytë në kampionat këtë të diel me fillim nga ora 14:00, ku do të ndeshet me Turqinë./Sinjali/