image Kombëtarja e Kosovës zhvillon stërvitjen e parë nën drejtimin e përzgjedhësit të ri, Primoz Ghila

Futboll

Kombëtarja e Kosovës zhvillon stërvitjen e parë nën drejtimin e përzgjedhësit të ri, Primoz Ghila

news image

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll sot ka nisur përgatitjet për dy ndeshjet e muajit nëntor.

Kombëtarja kosovare është duke u stërvitur për herë të parë nën drejtimin e Primoz Ghilas, i cili është trajner i përkohshëm pas shkarkimit të zviceranit Bernard Challandes.

Sfida e parë e kombëtarës do të jetë miqësorja me Jordaninë, që do të zhvillohet të mërkurën në Prishtinë. Ndërsa e dyta do të jetë me Greqinë në kuadër të Botërorit. Ky takim do të zhvillohet në Athinë.

Në këto ndeshje do të mungojnë Bersant Celina, Lirim Kastrati, Zymer Bytyqi dhe Elbasan Rashani.

/Gazeta Sinjali Sporti/