image Kolonat zanore që gëzojnë famë më shumë se vetë filmat

Muzikë

Kolonat zanore që gëzojnë famë më shumë se vetë filmat

news image

Shumë projekte të kinematografisë si botërore ashtu edhe asaj vendore nuk do të kishin të njëjtin efekt tek audienca nëse nuk do të shoqëroheshin me një muzikë origjinale në prapavijë.

Këngët që janë të krijuara ekskluzivisht për një film apo seriale quhen si kolona zanore, transmeton Sinjali.

Me kalimin e viteve është dëshmuar se disa nga kolonat zanore të filmave gëzojnë famë më të madhe se vetë filmi.

“Sinjali” do të ju sjell disa nga këngët që gëzojnë famë të madhe, të cilat janë përdorur në filmat më të suksesshëm në kinematografinë botërore.

Shtatë këngët që gëzojnë famë më të madhe se vetë filmat për të cilët janë krijuar:

“My Heart Will Go On” e Celine Dion është përdorur si kolonë zanore e filmit shumë të popullarizuar “Titanic”. Në vitin 2017 kënga bashkë me filmin festuan 20 vjetorin e publikimit, e që vlen të theksohet se ende sot e kësaj dite vazhdon të dëgjohet e këndohet edhe nga gjeneratat e reja.

“I Dont Wanna Miss a Thing” e rok grupit Aerosmith është përdorur si kolonë zanore te filmi “Armagedon” dhe është konsideruar si njëra ndër baladat më të fuqishme në të gjitha kohërat. Kënga ka qëndruar në vendin e parë për katër javë rresht në vitin 1998 në top listat amerikane dhe jo vetëm.

“I Will Always Love You” e Whitney Huston është incizuar ekskluzivisht për filmin “The Bodyguard”. Në listën e 100 këngëve më të suksesshme të revistës “Billboard”, kjo këngë është renditur në vendin e parë për 14 javë rresht, duke u bërë kështu edhe si njëra ndër këngët më të shitura të të gjitha kohërave.

“ I Believe I Can Fly” e R. Kellyt është përdorur si kolonë zanore e filmit “Space Jam”. Kjo këngë është konsideruar edhe si njëra ndër këngët më të mira të këngëtarit dhe ka fituar dy çmime Grammy.

https://www.youtube.com/watch?v=GIQn8pab8Vc

“Young and Beautiful” e Lana Del Rey është përdorur në filmin “Great Gabsy”, ku në njërin nga rolet kryesore luan edhe aktori i njohur, Leonardo DiCaprio.

Kënga “Happy” e Pharrell Williams është përdorur si kolonë zanore e filmit të animuar “Despicable Me 2”. Kjo këngë gjithashtu është shpallur si më e shitura në vitin 2014.

“I Cant Stop the Feeling” e Justin Timberlake është përdorur si kolonë zanore e filmit “Trolls”. Kënga është publikuar në vitin 2016 dhe zë vendin e parë në top-listën “Hot 100” të revistës “Billboard”./Sinjali/