image Vdes regjisori i filmave të njohur shqiptarë, Fehmi Hoshafi

Film

Shqipëri/ Vdes regjisori i filmave të njohur shqiptarë, Fehmi Hoshafi

news image

Është ndarë nga jeta në moshën 85-vjeçare regjisori i njohur shqiptar, Fehmi Hoshafi.

Regjisori është një emër i njohur dhe i rëndësishëm i kinematografisë shqiptare, ndërsa ka argëtuar teleshikuesit shqiptarë me filmat e njohur si ‘Ëndërr për një karrige’, (1984) dhe ‘Zëvendësi i grave’, (1987), ‘Shoku ynë Tili’, i cili nderohet me çmim në Festivalin Ndërkombëtar për Fëmijë e të Rinj, Giffoni, në Salerno, Itali, ‘Kapedani’ etj.

FILMOGRAFIA:

1967: Estrada në ekran
1972: Kapedani
1976: Thirrja
1980: Dëshmorët e monumenteve
1981: Shoku ynë Tili
1983: Dritat e qytezes
1984: Endërr për një karrigë
1985: Melodi e pandërprerë
1987: Zëvendësi i grave
1987: Në emër të lirisë
1989: Pas takimit të fundit