image Kolona të gjata në vendkalimet kufitare me Serbinë, pritje deri në katër orë

Diasporë

Kolona të gjata në vendkalimet kufitare me Serbinë, pritje deri në katër orë

news image

Pas gjendjes më të përmirësuar me pritje në paraditen e sotme, vazhdojnë pritjet deri në katër orë të bashkatdhetarëve tanë në vendkalimet kufitare me Serbinë, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas njoftimit të fundit, të Qendrës Kombëtare për Menaxhimin Kufitar në orën 19:32 , bashkatdhetarët tanë, që po kthehen në vendet e Evropës Perëndimore, po vazhdojnë të presin dy deri në katër orë për ta kaluar kufirin me Serbinë.

Në orët e mbrëmjes pritjet më të gjata janë regjistruar në vendkalimin në Mutivodë, ku mërgimtarët po presin katër orë, për të kaluar kufirin në dalje të Kosovës.

Gjithashtu edhe në vendkalimet kufitare te Dheu i Bardhë, ku pritjet janë deri në tri orë në dalje të Kosovës, ndërkaq në Jarinje dhe Merdar deri në dy orë, kurse në vendkalimin kufitar në Muçibabë ka pritje deri në një orë, për të kaluar kufirin.

Ndërkohë, për të hyrë në Kosovë, në pikë-kalimet kufitare me Serbinë, por edhe me vendet e tjera nuk ka pritje më të gjata se 10-15 min. /GazetaSinjali/