image Kolona në kufirin Serbi-Hungari, bashkatdhetarër presin nga 6 orë

Kosovë

Kaos/ Kolona në kufirin Serbi-Hungari, bashkatdhetarër presin nga 6 orë

news image

Bashkatdhetarët gjatë udhëtimit prej Kosovës në vendet evropiane ku jetojnë dhe punojnë ende po përballen me pritje të gjata nëpër kufi.

Një mërgimtar ka njoftuar se është nisur nga Kosova për në Austri dhe kjo rrugë po i merr shumë kohë, pasi që vetëm në kufirin Serbi-Hungari janë duke pritur që 6 orë.

Ai thotë se kolonat dhe pritjet e gjata prej 6 orësh nuk po i arsyeton askush.

“Edhe me autobusa edhe me automjete janë duke pritur. Ende nuk dihen arsyet pse janë duke pritur kaq gjatë. Askush nuk jep ndonjë informatë”, u shpreh bashkatdhetari që ka marr rrugën për Austri./Gazeta Sinjali/