Sot (e diele) po zhvillohet ndeshja e fundit e kampionatit evropian “EURO 2020”, shkruan Sinjali Sport.
Italia është duke u përballur me Anglinë në finalen e shumë pritur të kësaj gare.
Fituesi nuk u vendos në kohën e rregullt, pasi në 90-të minuta ndeshja u mbyll baras 1-1.
Ky ballafaqim shkon në vazhdime, ku kampioni mund të shpallet brenda 30 minutat e vazhdimeve, nëse jo atëherë ka penalti.
Azzurri me anë të mbrojtësit Leonardo Bonuccit ka barazuar shifrat, në minutën e 67-të.
Luke Shaw ka realizuar golin e vetëm në ndeshje në minutën e dytë, pas një super harkimi të Kieran Trippier.
Në arenën gjigante të Londrës “Wembley” ka filluar përballja. /Gazeta Sinjali Sporti/