Trajneri i ri i Barcelonës, Ronald Koeman ka thënë se dëshiron lojtarë të përkushtuar. Kjo është ajo që ai i tha Messit dje në një bisedë të shkurtër.
Argjentinasi premtoi se do të kthehej në formën jetësore dhe holandezi i besoi atij. Edhe kjo iu tha yllit të klubit.
Ai e di që është një lojtar i veçantë dhe kështu do ta trajtojë, raporton Munod Deportivo, transmeton Sinjali Sportiv.
Trajneri holandez pranoi ta drejtonte Barcelonën pa hezituar fare. Ai kishte kaluar një periudhë fantastike në “Camp Nou” sa ishte futbollist dhe po pret që të kalojë njëjtë edhe tash si trajner./Sinjali Sportiv/