image Koeman befason, paralajmëron largimin e Messit

Futboll

Koeman befason, paralajmëron largimin e Messit

news image

Trajneri i Barcelonës, Ronald Koeman ka befasuar të gjithë me deklaratën pas humbjes nga Celta Vigo, duke paralajmëruar largimin e mundshëm të sulmuesit Lionel Messi, përcjell Sinjali Sport.

Argjentinasit i skadon kontrata dhe meqenëse Barcelona edhe matematikisht është jashtë garës për titull, ka spekulime që mund të largohet.

Barcelona pësoi humbje në shtëpi nga Celta Vigo 1-2, derisa kanë fituar vetëm një në pesë ndeshjet e fundit.

Koeman pas humbjes tha se shpreson që Messi të mos largohet sepse pa të Barcelona do ta ketë të pamundur të luajë.

“Shpresojmë se nuk do largohet sepse është lojtari më i mirë në botë dhe këtë e dëshmoi sonte”.

“Është e pamundur të luajmë pa të. Ka shënuar 30 gola këtë sezon, që i jep shumë pikë skuadrës”.

“Është pyetje për Leon të vendos. Për mua dhe skuadrën shpresojmë të qëndrojë sepse nëse nuk e kemi, do kemi dyshime se kush do shënojë më shumë gola”, deklaroi ai.

Barcelona këtë edicion ka arritur ta fitojë vetëm trofeun e Kupës së Mbretit, pas eliminimit herët në fazën e parë të Ligës së Kampionëve dhe dështimi të rezultateve në Laligën spanjolle. /Gazeta Sinjali Sporti/