Ndihma me pako ushqimore po u shpërndahen qytetarëve në nevojë në një lokacion në lagjen “Ulpiana” në Prishtinë, por ky gjest human ka një prapavijë të keqe. Bashkë me pakot ushqimore, qytetarëve të varfër po u jepen edhe fleta me logo të koalicionit Nisma-AKR-PD, në të cilat ka udhëzime se si dhe për kë të votojnë.
Për këtë ngjarje ka shkruar në Facebook, kandidati për deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, Valdrin Ahmeti.
Madje ai ka ftuar policinë dhe prokuorinë ta hetojnë këtë rast.
Se kush qëndron prapa këtij gjesti “human”, nuk dihet ende. Asnjëra nga partitë politike të përfshira në këto “fletvotime” nuk janë distancuar nga kjo ngjarje./Gazeta Sinjali/