image Reagon Von Cramon pas raportimeve se shqiptarët po fshihen nga listat e votuesve në Serbi

Politikë

Reagon Von Cramon pas raportimeve se shqiptarët po fshihen nga listat e votuesve në Serbi

news image

Pas raportimeve se shqiptarët po fshihen nga lista e votuesve në Serbi, ka reaguar raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovën, Viola von Cramon.

Von Cramon ka kërkuar që raste të tilla të përfshihen në raportin paraprak të Misionit vëzhgues të zgjedhjeve, por edhe në deklaratën e PE-së.

Von Cramon u përgjigj ndaj ankesës së Teuta Fazliut, e cila ka bërë të ditur në një postim në Twitter se nuk ka mund të votojë pasi është fshirë nga lista e votuesve ndonëse është nga Bujanovci.

“Ju lutemi sigurohuni që këto raste të mbulohen mjaftueshëm në raportin paraprak të Misionit Vëzhgues Zgjedhor, por veçanërisht në Deklaratën e PE-së”, ka shkruar Von Cramon.

“Shteti i Serbisë më fshin nga lista e votuesve vetëm pse jam shqiptare e Bujanocit. Kush do të më mbrojë? BE, Kosova apo Shqipëria”, ka shkruar Fazliu në Twitter.

/GazetaSinjali/