image Të rejat e fundit nga Turqia, kështu po votojnë të prekurit nga tërmeti

Evropë

Të rejat e fundit nga Turqia, kështu po votojnë të prekurit nga tërmeti

news image

Të prekurit nga tërmeti në Turqi, që janë evakuuar në zona të ndryshme, janë kthyer të gjithë në provincat e tyre, në të gjitha anët e vendit për të votuar.

Në Kirikkale të Anadollit qendror, Aziz Duru u nis me autobus herët të dielën për në provincën e tij të lindjes, Malatya për të hedhur votën e tij, një udhëtim prej 280 miljesh (450 km).

“Po shkoj sepse mendoj se duhet të kryej si detyrë kombëtare. Do të shkoj sot dhe do të kthehem pas votimit në mëngjes”, tha ai.

Zëvendësguvernatori i Kirikkale, Ahmet Sait Kurnaz, tha se rreth 300 viktimave të tërmetit u është ofruar transport falas nga agjencia e fatkeqësive AFAD, për t’u kthyer në qytetet dhe fshatrat e tyre për të votuar.

Qindra mijëra njerëz u larguan nga rajoni jugor i goditur nga tërmetet e shkurtit, të cilët vranë më shumë se 50,000.

Ndërsa rindërtimi është duke u zhvilluar, shumë prej tyre mbeten në pjesë të tjera të Turqisë, duke jetuar në konvikte, salla sportive ose me të afërmit ndërsa presin të kthehen, raporton TCH.

/GazetaSinjali/