image Koalicion LDK – VV në prag të dështimit – dy deputetët e VV-së e quajnë tallje propozimin e LDK-së

Kosovë

Deklarim/ Koalicion LDK – VV në prag të dështimit – dy deputetët e VV-së e quajnë tallje propozimin e LDK-së

news image

Dy deputetët e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu e Liburn Aliu, e kanë quajtur tallje propozimin e fundit të LDK-së që kjo parti të marrë kryeparlamentarin deri në kohën kur të zgjidhet presidenti i ri.

Sipas tyre, ky është propozim i dëmshëm. Ata kanë thënë se nuk mund të shkarkohet Glauk Konjufca i VV-së nga posti i kryeparlamentarit “sepse ai ka marrë votat e deputetëve”.

“Meqenëse kemi mbërri këtu ku s’kemi dëshiruar, pas gjithë përpjekjeve që të bëjmë marrëveshje për kryeparlamentar e s’kemi arritur e u votua me votat e deputetëve e s’do të ishte mirë që dy persona të ulen e të shkarkojnë një person që ka marrë votat, do të ishte e dëmshme të bëjmë shkelje, një tërheqje. Po ulen dy përfaqësues, kryetarë partish për të shkarkuar një person të votuar”, ka thënë Aliu në Rubikon të KTV-së.

“Andaj po bëjmë propozim të dëmshëm. Po marrim vet përgjegjësinë, po e rrisim numrin e ministrive në 14. Më e rëndë është çështja e kthimit të votës së deputetëve sesa ndryshimi i atij vendimit për 12 ministri”, ka deklaruar ai.