Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut kanë thënë se ndërprerjet e energjisë elektrike nga KEDS-i që po paralajmërohen për çdo ditë, mund të jenë të qëllimshme për të kursyer energjinë.
Nga KMDLNJ e kanë parë të papranueshme ndërprerjen e ngrohjes nga Termokos, me ç’rast kanë thënë se kjo gjë është e papranueshme dhe e dënueshme.
Në një njoftim për media thuhet se “KEDS-i për çdo ditë paralajmëron se cilat lokacione do të çkyqen nga rrjeti i furnizimit me rrymë me arsyetim se po punohet në rrjet apo në trafo. Çuditërisht , të gjitha këto çkyqje zgjasin 13 orë e që lë për të dyshuar se çkyqjet janë të qëllimta (për të kursyer rrymë dhe për të mos blerë me çmime të kripura që janë sot në tragun botëror), duke e rrezikuar seriozisht shëndetin e qytetarëve të Kosovës“.
“Çkyqja nga furnizimi me ngrohje e sidomos me rrymë prodhon efekt zingjirore, duke e rrezikuar edhe funksionimin e institucioneve publike dhe private, ekonomisë dhe segmenteve të tjera të shoqërisë”.
KMDLNj ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që në mënyrë lineare të subvencionojë shpenzimet e faturave të rrymës dhe shërbimeve tjera për aq sa do të ketë rritje të çmimit.
“KMDLNj fton Qeverinë e Kosovës të merr masa të menjëhershme për stafbilizim të furnizmit me ngrohje dhe rrymë në të kundërtën po krijohen kushte dhe masa kritike të shprehjes së pakënaqësisë sociale të qytetarëve përmes protestave masive, mospagesës së faturave pa iu komopenzuar dëmet që iu shkaktohen në biznes dhe ekonomi familjare si dhe formave tjera të kundërshtimit”, thuhet ndër tjera në njoftim./GazetaSinjali/