image Klubi anglez konfirmon se ndihmës-trajneri është infektuar me koronavirus

Futboll

Futboll/ Klubi anglez konfirmon se ndihmës-trajneri është infektuar me koronavirus

news image

Skuadra e Burnley ka konfirmuar se ndihmës-trajneri Ian Woan ka rezultuar pozitiv në testin për koronavirus.

Ai është në mesin e shtatë futbollistëve dhe punëtorëve të infektuar në Premier Ligë, që u konfirmuan sot, transmeton Gazeta Sinjali.

Gjatë ditës së sotshme, lojtarët dhe stafi i Burnely kanë marrë rezultatet e testeve për koronavirus.

Fatmirësisht përveç Woan askush tjetër nuk ka rezultuar pozitiv./Gazeta Sinjali/