image Klopp nuk i ndal ankesat: Finalja e Superkupës ndaj Man Cityt duhej të luhej në një datë tjetër

Futboll

Klopp nuk i ndal ankesat: Finalja e Superkupës ndaj Man Cityt duhej të luhej në një datë tjetër

news image

Jurgen Klopp beson se ‘Community Shield’ është planifikuar shumë herët për ekipin e Liverpoolit.

Ndeshja e nesërme mes Liverpoolit dhe Manchester Cityt në stadiumin King Power të Leicesterit sinjalizon fillimin e sezonit të ri dhe dy skuadrat do të luftojnë për të nisur mbarë edicionin e ri, duke tentuar fitimin e Superkupës.

Trajneri i Liverpoolit, Klopp, është zotuar se do ta marrë seriozisht ndeshjen sepse nuk e ka fituar kurrë trofeun. Por ai thotë se duhet menduar për fleksibilitet gjatë fundjavës në të cilën luhet, duke pasur parasysh se ekipi i tij konkurroi në finalen e Champions League në Paris më 28 maj.

Liverpool arriti tre finale sezonin e kaluar dhe e çoi garën për titullin e Premier League në momentet e fundit të ditës së fundit të sezonit.

Në total, Liverpooli luajti 63 ndeshje të mëdha dhe Klopp tha: “Më pëlqen kompeticioni, por mendoj se do të ishte e mundur të gjesh një datë tjetër. Ne kishim një sezon më të gjatë se ekipet e tjera dhe tani kemi një para-sezon më të shkurtër.

Nuk ka shumë kuptim. Ndoshta dikush mund të mendojë për këtë. Por ne duhet të gjejmë një mënyrë dhe kjo është ajo për të cilën po punojmë. Për dy ditë sezoni fillon sërish dhe ne me të vërtetë po e presim me padurim.

Është e rëndësishme pasi kemi luajtur në këtë garë disa herë dhe do të ishte mirë ta fitonim. Është e fundit që duhet të fitojmë ende”, ka deklaruar portieri gjerman.

Liverpool do të jetë pa portierin Alisson nesër, por braziliani është duke u stërvitur dhe do të jetë i gatshëm për ndeshjen e parë të Liverpool në Premier League në Fulham një javë më vonë.

/GazetaSinjaliSport/