image Klinika Infektive është në pritje të rezultateve për 8 raste të tjera

Kosovë

Shëndetësi/ Klinika Infektive është në pritje të rezultateve për 8 raste të tjera

news image

Në Klinikën Infektive të QKUK-së, sot gjatë ditës pritet të dalin rezultatet e 8 pacientëve të dyshuar për koronavirus.

Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti.

“Klinika është në pritje të rezutateve për 8 raste të tjera të cilat do të testohen”, tha Hoti.

Sipas raportit, 32 të sëmurë janë në gjendje stabile, ndërsa 5 prej tyre kanë nevojë për oksigjenoterapi, njëri prej të cilëve është duke u trajtuar në Kujdesin Intensiv të Klinikës Infektive./ Gazeta Sinjali/