Sekretari i OVL-UÇK-së, Faton Klinaku ka bërë të ditur se familjes Gucati nuk po i lëshohen vizat për ta vizituar Hysni Gucatin, i cili gjendet në paraburgim në Hagë.
Klinaku ka shkruar se kjo është bërë me arsyetimin e dëshmive të pamjaftueshme financiare dhe sipas tij në këtë ekziston një tendencë nga autoritetet holandeze.
“Familjes së Hysni Gucatit nuk i jepen vizat me arsyetim të dëshmive të pamjaftueshme financiare, e që mendoj se këtu ka tendencë marrë parasysh se autoritetet holandeze e kanë të ditur që shpenzimet i paguan shteti i Kosovës“, ka shkruar ai në Facebook.
Postimi i plotë:
Edhe në këso vështirësi hasin familjarët që duan ta vizitojnë familjarin e tyre në burgun e Hagës.
Familjes së Hysni Gucatit nuk i jepen vizat me arsyetim të dëshmive të pamjaftueshme financiare, e që mendoj se këtu ka tendencë marrë parasysh se autoritetet holandeze e kanë të ditur që shpenzimet i paguan shteti i Kosovës.