image Klina sërish kërkesë Ministrit të Shëndetësisë: Kemi nevojë urgjente për ilaçe dhe aparate mjekësore

Kosovë

Shëndetësi/ Klina sërish kërkesë Ministrit të Shëndetësisë: Kemi nevojë urgjente për ilaçe dhe aparate mjekësore

news image

Burime nga Ministria e Shëndetësisë njoftojnë se Komuna e Klinës ka ripërsëritur kërkesën urgjente për ilaçe dhe aparate mjekësore, shkruan Gazeta Sinjali.

“Kanë përsëritur kërkesën edhe në të shkruar për ministrin e Shëndetësisë për furnizim emergjent me ilaçe të domosdoshme, rroba për stafin, respirator dhe apatate për temperaturën trupore”, bëjnë të ditur burimet.

Kjo kërkesë është bërë pasi që nga mbrëmë kjo komunë është vendosur në karantinë, pas konfirmimit se është infektuar me koronavirus një 20 vjeçare shtetase italiane, e cila tash e disa ditë po qëndronte në Klinë.

Ndryshe, deri tani në Kosovë janë konfirmuar pesë raste të infektuara me koronavirus, tre nga Vitia, një nga Klina dhe një tjetër nga Malisheva. Për këtë arsye qeveria ka marrë vendim që të tri këto qytete të futen në karantinë deri në përmirësimin e gjendjes./GazetaSinjali/