Qeveria e Kosovës në mbledhjen e jashtëzakonshme ka marrë vendim që Klina dhe Vitia të hyjnë në karantinë.
“Kemi marrë vendim për ndalimin e hyrje-daljeve në komunat e Klinës dhe Vitisë”, ka thënë kryeministri Albin Kurti në konferencën për media.
Ky vendim i qeverisë ka ardhur pasi që sot janë konfirmuar dy rastet e para të koronavirusit në Kosovës, njëri është një 77 vjeçar nga Vitia dhe tjetra një 20 vjeçare shtetase italiane nga Klina.
Përveç kësaj, me qëllim të parandalimit të përhapjes së koronavirusit, qeveria në mbledhjen e jashtëzakonshme ka marrë vendim që të mbyllen kafeteritë, lokalet, qendrat tregtare, të pezullohen linjat ajrore dhe ato tokësore etj./GazetaSinjali/