image Klienti rrihet me sigurimin pasi ai nuk e lë të hyjë pa maskë në një qendër tregtare në Serbi

Rajon

Klienti rrihet me sigurimin pasi ai nuk e lë të hyjë pa maskë në një qendër tregtare në Serbi

news image

Një konfrontim brutal ka ndodhur në një qendër tregtare në Kragujevac të Serbisë për shkak të mosrespektimit të masave kundër koronavirusit nga një klient, transmeton Gazeta Sinjali.

Klienti refuzoi të vërë maskën duke hyrë në qendrën tregtare, gjë që është e detyrueshme.

Me atë rast, fillimisht pati një konflikt verbal midis dy rojeve të sigurisë dhe klientit.

E gjithë kjo u vu re nga një prej kalimtarëve që e incizoi incidentin me telefon.

Pasi replikoi pak me rojet dhe pak më shumë me njërin prej tyre, burri që tentoi të hynte pa maskë në qendrën tregtare e goditi me shuplakë atë dhe më pas vazhdoi konfrontimi fizik. /Gazeta Sinjali

https://www.facebook.com/100001520415846/videos/3223280077732641/