Basketbollisti i Golden State Warriors, Klay Thompson zyrtarisht është rikthyer nga lëndimi.
Thompson përmes një video njoftoi të gjithë se nesër do të luajë ndaj Cleveland Cavaliers pas një kohe të gjatë, shkruan Sinjali Sport.
“I’m back.” – @KlayThompson #Klay941 pic.twitter.com/AMOlnSXtxv
— Golden State Warriors (@warriors) January 8, 2022
Fundori amerikan për herë të fundit luajti në finalen e vitit 2019 kundër Torontos.
Ai më pas i pësoi dy lëndime të njëpasnjëshme që koha e shërimit i zgjati për të dyja nga një vit.
Thompson tashmë 31-vjeç është një nga basketbollistët më besnik, pasi asnjëherë nuk e ka ndërruar skuadrën, ku është pjesë e Warriors që nga viti 2011.
I njohur për gjuajtje të sakta dhe mbrojtje të mirë, Klay ka fituar tre unazën e artë si dhe ka marrë pjesë në pesë “All Star Game”.