image Klauzolë "shokuese", Gundogan mund të largohet nga Barcelona këtë fundjavë vetëm 6 javë pasi nënshkroi

Futboll

Klauzolë “shokuese”, Gundogan mund të largohet nga Barcelona këtë fundjavë vetëm 6 javë pasi nënshkroi

news image

Ilkay Gundogan mund të largohet nga Barcelona këtë fundjavë pasi u zbulua një klauzolë ‘shokuese’ në kontratën e tij.

Gjermani nënshkroi për klubin katalanas nga Manchester City vetëm gjashtë javë më parë, por mund të paketojë valixhet të dielën nëse nuk është regjistruar deri atëherë.

Gundogan e përshkroi kalimin e tij të lirë të transferimit në Nou Camp si një “ëndërr” pak pasi udhëhoqi Cityn drejt një triplete historike.

City i kishte ofruar mesfushorit një zgjatje të kontratës, por Gundogan zgjodhi një ulje rroge, për të vulosur kalimin e tij te Barcelona.

Por përpara sezonit të ri të La Ligas këtë fundjavë, Gundogan ende nuk është regjistruar si lojtar i Barçës.

Sipas Forbes, një klauzolë në kontratën e tij e lejon atë të largohet nga klubi të dielën si agjent i lirë nëse nuk e regjistrojnë atë përpara përplasjes së Getafe, raporton TalkSport, përcjell Sinjali Sporti.

Për t’i bërë gjërat edhe më keq, raportet në Spanjë sugjerojnë se Gundogan do të paguhej ende për një vit të tërë – një situatë që Barça me para të kufizuara do të dëshironte ta shmangte.

Koha e shkurtër e gjermanit në Barcelonë nuk ka qenë më e qetë pasi mori një dëmtim në turneun parasezonal të klubit në Shtetet e Bashkuara.

Pasi bëri një paraqitje në pjesën e dytë në humbjen ndaj Arsenalit, Gundogan çaloi nga fitorja 3-0 ndaj rivalëve Real Madrid në Teksas.

Mbetet për t’u parë nëse ai luan ndonjë minutë në Kupën Joan Gamper kundër Tottenham të martën

Bracelona ka vetëm 13 lojtarë të regjistruar teksa nisin mbrojtjen e titullit të La Ligas këtë fundjavë.

Dy nga 13 lojtarët do të largohen nga klubi në ditët në vijim me Ousmane Dembele që pritet të nënshkruajë për Paris Saint-Germain dhe Franck Kessie subjekt i një oferte nga skuadra e Ligës Pro Saudite Al Ahli.

/GazetaSinjaliSport/