Rruga “Isa Kastrati” në Prishtinë nesër dhe pasnesër nuk do të jetë e lirë për qarkullim, për shkak te disa punimeve që do të bëhen në të, shkruan Gazeta Sinjali.
Kjo rrugë do të jetë e mbyllur nga ora 05:00 deri në orën 18:00.
Andaj, kërkohet nga qytetarët të përdorin rrugët alternative.
Kjo është bërë e ditur nga kompania e cila do të kryejë punimet në këtë rrugë./Gazeta Sinjali/