image Kjo pjesë e Fushë Kosovës mbetet pa ujë

Sociale

Kjo pjesë e Fushë Kosovës mbetet pa ujë

news image

Gati 25% e banorëve të Fushë Kosovës kanë mbetur pa ujë për shkak të një dëmtimi të linjës furnizuese të ujit, te puset e Objetktit Prodhues “KRONI” në Fushë Kosovë.

Sipas njoftimit të Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Prishtina”, këtë dëmtim e ka shkaktuar Kontraktorët e Korporatës Energjetike të Kosovës.

“Ju njoftojmë se para pak çastesh, kontraktorë të KEK-ut përgjatë punimeve në rrjetin e tyre, dëmtuan linjën furnizuese me ujë në afërsi të puseve të objektit prodhues “Kroni” në Fushë Kosovë. Rreth 25 % e konsumatorëve të komunës së Fushë Kosovë, ata të cilët furnizohen me ujë të pijshëm nga ky sistem, do të kenë reduktime të paplanifikuara të ujit, për shkak të sasive të limituara të ujit nga puset, deri në sanimin e defektit,  i cili mund të ndodhë gjatë orëve të mbrëmjes së sotme e më së largu deri nesër paradite”, thuhet në njoftimin e KRU “Prishtinës”./Gazeta Sinjali/