Fund kaotik ka pasur Superkupa e Japonisë në futboll, gjatë gjuajtjeve të penaltive.
Përballja mes Visel Kobes dhe Kashima Antlersit pati plot nëntë penalti të humbura rresht. Në mesin e atyre që humbën penaltinë ishte edhe ish-mbrojtësi i Arsenalit e Barcelonës, Thomas Vermaelen.
Pasi katër penaltitë e para u realizuan, Hotaru Yamaguchi me gjuajtjen e 14-të të penaltive i siguroi fitoren Visel Kobes.